Që në minutën e dytë të ndeshjes ndaj Kosovës, Dimitrios Limnios realizoi gol për Greqinë. Ai me gjuajtjen e dytë e mposhti Samir Ujkanin.
Greqia në fund fitoi 2:1, të dielën mbrëma, kurse Limnios të hënën doli pozitiv për COVID-19. Kjo është bërë e ditur nga mediat greke e po ashtu nga ato gjermane.
Infektimi me koronavirus ka ndikuar edhe në planet për të ardhmen e futbollistit grek. Dimitrios Limnios do të transferohet nga PAOK-u grek te Koelni gjerman. Por pas testimit të 22-vjeçarit, udhëtimi i tij për në Gjermani do të shtyhet.
Sipas Koelnit, Limnios ka dalë pozitiv në testin që ia ka bërë mjeku i Greqisë, para udhëtimit për në Gjermani.
Klubi gjerman do të paguaj 3,3 milionë euro për sulmuesin e krahut.
Edhe lojtari i Moldavisë që kishte shënuar gol ndaj Kosovës, kishte pranuar rezultat pozitiv për testin e bërë pas ndeshjes. Por testimi i bërë pas ndeshjes nuk ka ndikim në rezultatin e takimit.
Te Kosova nuk është raportuar ndonjë lojtar i infektuar.