Golashënuesit më të mirë në histori të Championsit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Robert Lewandowski ka vazhduar me formën mbresëlënëse.

Sulmuesi i Bayern Munich e dërgoi dy herë topin në rrjetë në fitoren 4-1 të gjermanëve kundër Chelseat në “Allianz Arena”.

Me këto dy gola, ai ka shkuar në 66 finalizime në karrierë në Champions League, duke kaluar Karim Benzeman për t’u renditur në vendin e katër në listën e golashënuesve më të mirë në histori.

Lewa synon rekordin e Raul Gonzales, vendin e tretë – i cili e ka mbyllur karrierën me 71 gola.

Kurse vendi i parë dhe i dytë i takojnë Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që janë shumë shumë para të tjerëve.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Champions me 130 gola, pastaj vjen Messi me 115 gola.

Share This Article