GOLAT/ Chelsea shmang turpin, fiton 1-3 në fund kundër Cardiff dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e Carabao Cup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea është bërë ekipi i parë gjysmëfinalist i Carabao Cup, me Blutë e Londrës që fituan të mërkurën 1-3 në udhëtim kundër Cardiff. Ndeshja për miqtë e Marescas nuk ishte e lehtë, kjo pasi Cardiff u vendos mirë në fushë dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në fraksionin e dytë Maresca hodhi në fushë Garnachon dhe argjentinasi zhbllokoi shifrat pas 57-të minutash lojë. Paçka avantazhit, Chelsea u befasua 15 minuta para fundit të ndeshjes kur Turnbull barazoi shifrat për 1-1.

Mirëpo tetë minuta nga fundi i ndeshjes ishte sërish një zëvendësues, Pedro Neto, i cili riktheu në epërsi Chelsean. Blutë shënuan edhe golin e tretë në shtesë me Garnacho, i cili shijoi dopietën personale.

Ndeshjet e tjera çerekfinale janë: Arsenal – Crystal Palace, Manchester City – Brentford dhe Newcastle – Fulham.

Share This Article