Connect with us

Show - Biz

Golat e Koznikut në kampionatin e Kroacisë në kohë lufte

Published

on

Edicioni i parë i kampionatit të Kroacisë në futboll është luajtur në kohë lufte. Disa klube nuk kanë mundur të luajnë në stadiumet e tyre, disa ndeshje janë ndërprerë për shkak të alarmit, ndërsa i gjithë stinori ka zgjatur 22 xhiro.

Titullin në vitin 1992 e ka fituar Hajduku i Splitit, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte Ardian Kozniku me 12 gola.

Kështu ka shkruar sajti i njohur kroat, Index, në një artikull të gjatë për futbollistin kosovar që ka bërë emër në Kroaci, por edhe në vende tjera.

Kozniku kishte fituar Kupën e Jugosllavisë në vitin 1990, ndërsa më pas me Hajdukun kishte dominuar në edicionet e para të kampionatit kroat. Kozniku, tani 52-vjeçar, kishte zgjedhur Hajdukun para Dinamos së Zagrebit dhe Partizanit të Beogradit. Ia kishte dhënë fjalën drejtuesve të Hajdukut se do të bashkohej me këtë skuadër.

Advertisement

Kozniku edhe një herë ka kujtuar ngjarjen e jashtëzakonshme që i ndodhi kur po transferohej te Hajduku nga Prishtina.

“Jurica Jerkoviq erdhi për mua në Prishtinë me aeroplan, askush nuk e kishte përjetuar këtë më parë. Ai, unë, piloti Matko Raos dhe xhaxhai im jemi nisur me atë aeroplan për në Split. Por në mes të rrugës na zuri moti i keq. Piloti u mundua të gjente ndonjë aeroport, por u shkëputën të gjitha lidhjet. Nuk mundi të merrte askënd dhe në fund vendosi të ulet në një livadh. Për fat të gjithë kemi kaluar pa lëndime të rënda. Erdhi ndihma e parë, policia, por me ne çdo gjë ishte në rregull. Me taksi kemi shkuar deri në Beograd e prej atje me aeroplan të rregullt në Split. Kur e kujtoj këtë, çdo gjë më duket si ëndërr”, ka thënë Kozniku për Index.hr.

Hajduku e kishte paguar sulmuesin gjakovar 300 mijë marka gjermane, që atëbotë ishte shifër e madhe. Kozniku është krenar që ka mbetur te Hajduku edhe kur nisi lufta.

Advertisement

“Kemi luajtur në kohë lufte, në kushte të rënda. Shumë ka rëndësi për mua ai vit. Kam shënuar 12 gola dhe isha realizatori i parë, ndërsa kur kujtoj kush ka mbetur prapa meje, lojtarë si Cvitanoviq, Vlaoviq, Shpehar, e di që është diçka madhështore”.

Ndeshjet në kushte të luftës kanë sfida të veçanta.

“E kujtoj një ndeshje në Zarë. Ndeshja është ndërprerë për shkak të bombardimeve në afërsi. Kemi ikur në zhveshtore, kemi mbledhur gjërat dhe shpejtë drejtë anijes. Një granatë ka rënë pranë anijes. Më pas kur kemi luajtur një ndeshje evropiane në Linz, me anije kemi shkuar në Rijekë e më pas për në Austri. Kur jemi kthyer e kishin bombarduar një urë në Pag. Kemi parë nga autobusi një gropë të madhe që sapo ishte krijuar. Lojtarët kanë insistuar që të shkojmë në shtëpi pasi kanë dashur të jenë pranë familjeve. Shoferi ishte i frikësuar për shkak të bombardimeve, por jemi nisur. Na ka ndalur ushtria jonë, na kanë thënë të presim disa orë deri sa situata të qetësohet. Më pas kemi vazhduar. Për mua ishte e vështirë pa familje, por familja ime e ka ditur se në Split megjithatë jam i sigurt”, ka treguar Kozniku, përcjell Koha.net.

Advertisement

Hajduku vetëm në xhiron e fundit e kishte siguruar titullin. Kishte mposhtur Shibenikun.

“Kemi fituar 4:1 ndërsa unë kam shënuar golin e parë dhe golin e tretë. Ishte titulli i parë në Kroacinë e pavarur. Zagrebi ka pasur ekip të shkëlqyeshëm, ashtu si Dinamo, që atëherë njihej me emër tjetër. Nuk kishte asnjë ekip të dobët. Në dy-tri edicionet e para në të gjitha klubet kanë luajtur vetëm lojtarët e vjetër, me përvojë të madhe, që kishin luajtur në ligën e dytë federative. Ato ekipe tani pa problem do të luanin në kampionatin kroat”.

Kozniku mbanë mend golin e shënuar ndaj Zagrebit, me të cilën skuadër po luftonin për titull.

Advertisement

Ka treguar se ka shënuar në minutën e 87-të. Fanellën e kishte hedhur te “Torcida”.

“Arbitri më ka kursyer dhe më ka dhënë vetëm karton të verdhë. Por unë nuk kisha fanellë tjetër. Nuk ishte si tani kur menjëherë nga banka të japin fanellën tjetër. Ekonomi ka vrapuar në zhveshtore, ndërsa unë jam kthyer në fushë pa fanellë. Por trajneri Kataliniq më ka zëvendësuar menjëherë. Ndoshta nga ana ime ishte veprim josportiv, por isha i ri dhe atmosfera më kaploi”, ka treguar Kozniku.

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Published

on

By

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.

Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.

“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Published

on

By

Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze që u bë një seks-simbol ndërkombëtar përpara se t’i kthente shpinën industrisë së filmit për t’u bërë aktiviste për të drejtat e kafshëve, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç.

Bardot fitoi famë ndërkombëtare me filmin e vitit 1956 “Dhe Zoti Krijoi Gruan”, shkruar dhe drejtuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Roger Vadim, dhe për dy dekadat e ardhshme mishëroi idenë e “koteles së seksit” arketipe. Megjithatë, në fillim të viteve ’70, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga aktrimi dhe u bë gjithnjë e më aktive politikisht. Mbështetja e saj e hapur për të drejtat e kafshëve, evoluoi në komente nxitëse rreth pakicave etnike dhe mbështetje të hapur për Frontin Nacional të ekstremit të djathtë të Francës, duke rezultuar në një sërë dënimesh për urrejtje racore.

E lindur në vitin 1934 në Paris, Bardot u rrit në një familje të begatë dhe tradicionale katolike, por shkëlqeu mjaftueshëm si balerinë saqë iu lejua të studionte balet, duke fituar një vend në Konservatorin prestigjioz të Parisit. Në të njëjtën kohë ajo gjeti punë si modele, duke u shfaqur në kopertinën e Elle në vitin 1950, ndërsa ishte ende 15 vjeç. Si rezultat i punës së saj si modele, asaj iu ofruan role filmash; në një audicion ajo takoi Vadim-in, me të cilin do të martohej në vitin 1952, pasi mbushi 18 vjeç. Bardot u zgjodh në role të vogla, me një rëndësi gjithnjë e më të madhe; ajo luajti interesin e dashurisë së Dirk Bogarde në Doctor at Sea, një hit i madh në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1955.

Por ishte filmi i Vadim dhe Zoti e krijoi gruan, në të cilin Bardot luajti rolin e një adoleshenteje të lirë në Saint-Tropez, që e konsolidoi imazhin e saj dhe e shndërroi atë në një ikonë ndërkombëtare. Filmi ishte një hit i madh në Francë, si dhe në nivel ndërkombëtar, dhe e katapultoi Bardot në radhët e para të interpretueseve franceze të ekranit.

Advertisement

Përveç audiencës së kinemasë, Bardot u bë shpejt një frymëzim për intelektualët dhe artistët; jo më pak për të rinjtë John Lennon dhe Paul McCartney, të cilët kërkonin që të dashurat e tyre të asaj kohe t’i lyenin flokët biondë në imitim të saj. Kolumnisti Raymond Cartier shkroi një artikull të gjatë rreth “le cas Bardot” në Paris-Match në vitin 1958, ndërsa Simone de Beauvoir botoi esenë e saj të famshme Brigitte Bardot dhe Sindroma e Lolitës në vitin 1959, duke e paraqitur aktoren si gruan më të çliruar të Francës. Në vitin 1969, Bardot u zgjodh si modelja e parë e jetës reale për Marianne, simbolin e republikës franceze.

Në filli të viteve 1960, Bardot u shfaq në një sërë filmash francezë të profilit të lartë, duke përfshirë dramën e Henri-Georges Clouzot, e nominuar për çmimin Oscar, “The Truth”, “Very Private Affair” të Louis Malle (përballë Marcello Mastroianni-t) dhe “Contempt” të Jean-Luc Godard. Në gjysmën e dytë të dekadës, Bardot pranoi një numër ofertash nga Hollywood-i: këto përfshinin “Viva Maria!”, një komedi të periudhës me xhirim në Meksikë me Jeanne Moreau, dhe “Shalako”, një film western me Sean Connery.

Bardot pati gjithashtu një karrierë paralele muzikore, e cila përfshinte regjistrimin e versionit origjinal të këngës “Je T’Aime… Moi Non Plus” të Serge Gainsbourg, të cilën Gainsbourg e kishte shkruar për të ndërsa kishin një lidhje jashtëmartesore. (E frikësuar nga skandali pasi bashkëshorti i saj i atëhershëm, Gunter Sachs, e zbuloi, Bardot i kërkoi Gainsbourg të mos e publikonte; ai vazhdoi ta riregjistronte atë me Jane Birkin, duke arritur një sukses të madh komercial.)

Advertisement

Megjithatë, Bardot e gjeti presionin e famës gjithnjë e më bezdisës, duke i thënë gazetës Guardian në vitin 1996 : “Çmenduria që më rrethonte gjithmonë dukej joreale. Nuk isha kurrë vërtet e përgatitur për jetën e një ylli.” Ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 1973, në moshën 39 vjeç, pasi realizoi romancën historike “Historia Ndërtuese dhe e Gëzuar e Colinot”. Fokusi i saj kryesor u bë aktivizmi për mbrojtjen e kafshëve, duke iu bashkuar protestave kundër gjuetisë së fokave në vitin 1977 dhe duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot në vitin 1986.

Më pas, Bardot u dërgoi letra proteste udhëheqësve botërorë për çështje të tilla si shfarosja e qenve në Rumani, vrasja e delfinëve në Ishujt Faroe dhe masakra e maceve në Australi . Ajo gjithashtu shprehu rregullisht pikëpamjet e saj mbi masakrën fetare të kafshëve. Në vitin 2003, në librin e saj “Një britmë në heshtje “, ajo përkrahu politikën e krahut të djathtë dhe sulmoi burrat gej dhe lezbiket, mësuesit e shkollave dhe të ashtuquajturin “islamizim të shoqërisë franceze”, duke rezultuar në një dënim për nxitje të urrejtjes racore.

Bardot kishte një histori të gjatë në mbështetjen e Frontit Nacional të Francës (i cili që atëherë është riemëruar Tubimi Kombëtar), duke i thënë gazetës Guardian: “Lidhur me rritjen e tmerrshme të emigracionit, unë i ndaj plotësisht pikëpamjet e [Jean-Marie Le Pen].” Në vitin 2006, një letër drejtuar ministrit të brendshëm të atëhershëm, Nicolas Sarkozy, thoshte se popullsia myslimane e Francës po “shkatërronte vendin tonë duke imponuar veprimet e saj”.

Advertisement

Bardot u martua katër herë: me Vadim midis viteve 1952 dhe 1957, me Jacques Charrier midis viteve 1959 dhe 1962 (me të cilin pati një djalë, Nicholas, në vitin 1960), me Sachs (1966-1969) dhe me ish-këshilltari e Le Pen, Bernard d’Ormale, me të cilin u martua në vitin 1992. Ajo gjithashtu pati një numër marrëdhëniesh të profilit të lartë, duke përfshirë ato me Jean-Louis Trintignant dhe Gainsbourg./ The Guardian.

Continue Reading

Show - Biz

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

Published

on

By

Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova6 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK6 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania6 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota7 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania7 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova7 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania8 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania8 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova8 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova8 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova8 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova8 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albania8 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Albania13 hours ago

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

Kosova13 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Albania1 day ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania7 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania6 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK1 day ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania8 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK6 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota7 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova8 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova6 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova7 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania8 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova8 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova8 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova13 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Kosova8 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Trending