Roma e De Rossit di vetëm të fitojë. Verdhekuqtë siguruan tre pikët e treta radhazi nën drejtimin e trajnerit të ri në Seria A, teksa të hënën dhuruan spektakël duke mposhtur Cagliarin me rezultatin 4-0. U deshën vetëm 2 minuta që kapiteni Pellegrini të prishte ekuilibrat, ndërsa po në pjesën e parë Dybala dyfishoi shifrat.
Ishte po mëngjarashi argjentinas që e dërgoi rezultatin në 3-0 me penallti në pjesën e dytë para se i riu Huijsen të vuloste shifrat përfundimtare. Më këtë fitore verdhekuqtë u ngjitën në vendin e pestë me 1 pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt, që është edhe objektivi i skuadrës kryeqytetase, pasi synon që sezonin e ardhshëm të luajë në Champions.
Ndërkohë në Premier League Manchester City ia doli jo pa vështirësi kundër Brentford. Kampionët në fuqi të Premier League e panë vetën në disavantazh në minutën e 21 kur Maupay shënoi për vendasit. Gjithsesi më tej një performancë e jashtëzakonshme e Foden, me tre gola, bëri që City të fitonte me shifrat 1-3. Ky sukses e riktheu ekipin e Guardiolës në vendin e dytë me 49 pikë, po aq sa Arsenali i vendit të dytë dhe 2 pikë më pak se Liverpooli kryesues, por City ka një ndeshje më pak.