Goli i Arbnor Mujës në Champions zgjidhet më i bukuri i muajit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arbnor Muja, sulmuesi i Antwerp në Belgjikë vijon të bëjë mirë me ekipin e tij. Sulmuesi anësor ka marrë një “asist” para ndeshjes me Kombëtaren kundër Moldavisë (17 nëntor ora 18:00), teksa goli kunder Shakhtar në Champions League është përzgjedhur si më i bukuri i muajit tetor nga belgët.

Mujës iu deshën vetëm katër minuta lojë për të tundur rrjetë, teksa pasi shmangu mbrojtësin me një lëvizje mashtruese e ndali sferën në rrjetë.

Kujtojmë që sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e Kombëtares në ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Moldavisë më 17 nëntor dhe Ishujve Faroe më 20 nëntor.

Muja ka zhvilluar 22 ndeshje me Antwerpin këtë sezon, ku ka arritur të shënojë pesë gola dhe ka dhuruar tre asiste.

Share This Article