Goli i Bardhit nuk i mjaftoi Levantes

albnews
By
1 Min Read

Enis Bardhi ka shënuar një gol në fund të ndeshjes që Levante e humbi nga Valencia në shtëpi me rezultatin 4:3.

Bardhi shënoi për ta ngushtuar në 4:3 epërsinë e Valencias. Për Levanten ishte kjo humbja e 18-të në po aq ndeshje të zhvilluara në La Liga të Spanjës.

Është skuadra e vetme që nuk ka asnjë fitore këtë edicion në Spanjë. Për 26-vjeçarin nga Shkupi ishte goli i tretë këtë edicion.

Share This Article