ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?!  58 minutes ago
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli 1 hour ago
Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5” 1 hour ago
Si i lexojnë ekspertët mesazhet që përsëriten në gjumë?  1 hour ago
Rama: Diella do ketë 83 ‘fëmijë’, do shërbejnë si asistentë për çdo deputet të PS 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Gomonia lëshon sinjal “SOS” pranë Korfuzit, zbulohet sasi e madhe droge, 1 në pranga

albnews by albnews
25 October, 2025
in Albania
0
Gomonia lëshon sinjal “SOS” pranë Korfuzit, zbulohet sasi e madhe droge, 1 në pranga
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin e emergjencës “SOS” pranë brigjeve greke, duke vënë në lëvizje autoritetet detare të dy vendeve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Menjëherë pas sinjalit të alarmit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë detare greke nga Korfuzit dhe Igumenica, ndërsa njoftim për ndihmë është dërguar edhe në Policinë Kufitare të Sarandës.

RelatedPosts

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

Rama: Diella do ketë 83 ‘fëmijë’, do shërbejnë si asistentë për çdo deputet të PS

Shorti i biletave për ndeshjen me Anglinë/ FSHF shpall fituesit, do të njoftohen me email 

Sipas burimeve zyrtare, policia greke ka gjetur në vendngjarje një gomone gjysmë të fundosur, brenda së cilës ndodhej drejtuesi, një shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt portit të Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Filatit, ku po merr trajtim mjekësor.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është 50-vjeçari nga Saranda, Edmond Musa, i njohur me pseudonimin “Çimoni”, person me precedente penale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Fillimisht, autoritetet greke kanë arrestuar Musën me akuzën për “kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “mbytje të mjetit lundrues”. Por pas dyshimeve të ngritura, policia është rikthyer sërish në vendngjarje për kontroll të detajuar.

Siç raportojnë mediat greke, për shkak të rrymave detare, gomonia është gjetur më pas pranë zonës së Sajadhës, ku gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e madhe marijuane, e fshehur me kujdes brenda mjetit lundrues.

Sasia e lëndës narkotike është transportuar drejt Portit të Igumenicës, ku po peshohet nga autoritetet greke. Ndërkohë, kanë nisur hetimet e përbashkëta për rastin, i cili dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

25 October, 2025
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

25 October, 2025
Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

25 October, 2025
Si i lexojnë ekspertët mesazhet që përsëriten në gjumë? 

Si i lexojnë ekspertët mesazhet që përsëriten në gjumë? 

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result