Pas 17 vitesh në elitën e futbollit, Gonzalo Higuain ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.
Sulmuesi argjentinas i Inter Miami, i cili në karrierë ka luajtur me River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan dhe Chelsea, ka vendosur që në fund të sezonit aktual të tërhiqet nga futbolli profesionist.
“Vendimin e kam marrë përpara 3-4 muajsh dhe ia kam komunikuar klubit. Kisha vite që e mendoja tërheqjen dhe ka ardhur momenti që të ndalem. Ka ardhur koha për aventura të reja”, deklaroi Higuain.
Argjentinasi ka shënuar 364 gola në ndeshje zyrtare dhe ka fituar 14 tituj në karrierën e tij të suksesshme. Me përfaqësusen ka luajtur 75 ndeshje dhe ka marrë pjesë në 3 Kupa Bote.