Google e listoi si president të SHBA’së, reagon Richard Grenell

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ndërmjetësuesi special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është listuar nga motori i kërkimit ‘Google’ si “president aktual” i Shteteve të Bashkuara.

Si vijimësi e kësaj, Grenell njoftoi për “urdhra ekzekutivë”, duke përfshirë kërkesën që të ndërtohej një terminal i gazit natyror në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe ndërtimin e termocentraleve të reja bërthamore në Kaliforni, raporton The Guardian.

Përveç si president, ‘Google’ përshkruan Richard Grenell si kandidat i mundshëm për guvernator të Kalifornisë, ndonëse nuk i është zyrtarizuar kandidatura.

Siç thotë mediumi britanik, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA’së duket se ka më shumë gjasa të kandidojë për shtetin në fjalë. Në shkurt, Grenell u raportua të ketë diskutuar për kandidim me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Share This Article