Londra kundërshton përafrimin e disa ligjeve të Bashkimit Europian, pas përfundimit të postit tranzicionit Brexit, theksoi ministri britanik i Shtetit, Michael Gove duke sqaruar udhëzimet e qeverisë Johnson për negocimin e marrëdhënieve të ardhshme me Brukselin.
”Britania e Madhe nuk do të pranojë përafrime me ligjet e BE për taksat, imigrimin dhe peshkimin, ku synon të menaxhojë ujërat e saj si një shtet sovran”, shtoi Gove.
Gove përmendi marrëdhëniet BE-Kanada si një model i vlefshëm edhe për BM, në kontrast me Michel Barnier, ndërsa përsëriti që tranzicioni do të përfundojë gjithsesi në fund të vitit 2020, me marrëveshje ose jo./