Të drejtat e barabarta, paragjykimet, dëshirat e fëmijërisë dhe ambiciet, janë disa prej kryetemave të performancës prekëse dhe të fuqishme që erdhi në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në një mijë e 170 sekonda shpaloset solidarizimi mes 17 dhe 70-vjeçareve të Kosovës. Një performancë, e cila sfidon normat shoqërore duke thyer barrierat me qëllim që vajzat dhe gratë në Kosovë të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Të mos kenë frikë nga paragjykimet, a të jenë gjithmonë vetvetja dhe të luftojnë për atë që duan.

