Grabiten 750 kilogramë ar në aeroportin ndërkombëtar të San Paolos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tetë persona të kamufluar si policë vodhën rreth 750 kilogramë ari dhe metale të çmuara për një vlerë të parashikuar prej 40 milionë dollarësh (rreth 36 milionë euro), nga një depo në aeroportin ndërkombëtar ”Guarulhos” në San Paulo, njoftuan autoritetet e aeroportit.

Sipas zyrtarëve, banda arriti të grabisë një sasi ari të destinuar për Zyrih dhe Nju Jork.

Hajdutët hynë në aeroport me dy automjete të ngjashme nga ato të përdorura nga policia federale braziliane, të cilat u gjetën më pas rreth 20 kilometra larg aeroportit.

Nuk pati lëndime dhe asnjë shkëmbim zjarri, por sipas një oficeri policie, një zyrtar i aeroportit dhe tetë anëtarë e familjes së tij, përfshirë katër të mitur, u mbajtën peng nga banditët për rreth 12 orë./ATSH/

Share This Article