Ky është momenti kur pesë grabitës bastisën një argjendari në mes të ditës përpara se të vidhnin ari në vlerë prej 300,000 £ (rreth 340 mijë euro) në vetëm 70 sekonda.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, John Gourlay, 49 vjeç, Trevor Leek, 44, Justin Boylan, 51 vjeç, Arfan Latif, 38 dhe Hassan Zulfiqar, 26 vjeç, kryen grabitjen e pacipë para blerësve të tmerruar më 3 mars të vitit të kaluar.
Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë se si ata leviznin mbrapa një kamionçinë të vjedhur të Mirëmbajtjes së Autostradave në drejtim të Danyaal Jewellers, në Sparkbrook, Birmingham, në orën 12:22.