Të paktën 50 eurodeputetëve iu janë vjedhur kompjuterat, tabletë dhe sende të tjera nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian në kohën që ata ishin larg Brukselit gjatë karantinës së koronavirusit.
Vjedhjet kanë ndodhur kryesisht teksa ndërtesa ishte praktikisht e zbrazët. Grabitësit kanë kërkuar nëpër dokumente dhe kanë thyer dollapë dhe sirtare në zyrat e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme.
Deputeti gjerman Nico Semsrott, të cilit i ishin vjedhur dy laptopë, tha se është i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga DG SAFE, kompania përgjegjëse për sigurinë e Parlamentit Evropian. “Ky është një skandal i madh dhe nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën,” i tha ai POLITICO.
“Ne jemi shumë të sigurt se ata [hajdutët] kërkuan nëpër të gjitha gjërat tona, pasi dukej mjaft rrëmujë,” tha Semsrott, duke shtuar se ai kishte marrë informacionn se “rreth 40 dhe 100 eurodeputetëve” iu ishin grabitur zyrat e tyre.
Semsrott paralajmëroi kolegët në lidhje për vjedhjet me një email të hënën dhe postoi një video në YouTube duke treguar sesi hajdutët kishin hapur sirtarin e tavolinës para se të përdornin një çelës brenda për të hapur një dollap të sigurt që përmbante kompjuterët. Ai tha se DG SAFE nuk i kishte paralajmëruar eurodeputetët për vjedhjet.
Në mars, Presidenti i Parlamentit David Sassoli prezantoi masa të rrepta për të ndaluar hyrjen e vizitorëve të jashtëm dhe inkurajoi eurodeputetët dhe stafin që të punojnë nga vendet e tyre të lindjes si një masë paraprake kundër përhapjes së virusit. Parlamenti mbeti kryesisht bosh deri në maj.
Një zëdhënës i Parlamentit tha që asambleja ishte informuar në lidhje me vjedhjet në prill dhe “kishte rritur numrin e agjentëve të sigurimit që patrullojnë zyrat,” ndërsa “agjentët e tjerë kontrolluan hyrjet në ndërtesë.” Ajo shtoi se DG SAFE po heton vjedhjet dhe është në kontakt me autoritetet belge. Zëdhënësi tha se numri i eurodeputetëve të grabitur nuk ishte konfirmuar, por zyrtarë të tjerë thanë se numri ishte rreth 50 eurodeputetë.
Dita Cháranzova, një eurodeputetase çeke nga Grupi i Evropës së Rinovuar dhe nënkryetare për sigurinë, tha që ajo i kishte kërkuar DG SAFE një raport mbi ngjarjen dhe do ta ngritte atë në mbledhjen e ardhshme të byrosë, e cila mbikëqyr çështje administrative.
“Për momentin, nuk është e qartë nëse është e izoluar apo ka raste më të përhapura,” tha Cháranzova. “Por izolimi për shkak të pandemisë ka rritur shanset për akte të tilla pasi më pak njerëz ishin në ndërtesa gjatë krizës.”
“Unë vetëm mund t’i inkurajoj anëtarët dhe stafin të raportojnë incidente të dyshuara,” shtoi ajo.
Massimo Casanova, një deputet nga Lidhja e Italisë, shkroi në faqen e tij në Facebook se ai kishte paraqitur një ankesë në Parlament pasi disa “njerëz të panjohur” kishinn hyrë në zyrën e tij dhe “kishinn hapur me focë dollapët e tij në kërkim të, nuk e di se çfarë.”
Casanova tha se “asnjë send nuk mungon”, por ai do të hetonte nëse ishin marrë dokumente.