Grabitësit ende në arrati, zbulohet shuma e parave që u vodhën nga banka në Koplik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat kanë zbuluar shumë e parave që grabitësit e armatosur kanë arritur që të marrin në bankën e nivelit të dytë, një ditë më parë në Koplik.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se grabitësit kanë arritur që të marrin 10,000 euro, 1,000 dollar dhe rreth 400,000 lekë.

Paratë janë grabitur në sportelet e bankës.

Tre persona kanë kryer grabitjen mesditën e djeshme dhe janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Volkswagen”.

Ndërkohë, në dalje të Koplikut në drejtim të Bajzës është gjetur një automjet i djegur me të cilën dyshohet se është kryer grabitja e bankës.

Më pas autorët kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Share This Article