Grabitet Muzeu i Luvrit në Francë, mbyllen dyert për publikun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Kulturës në Francë, Rachida Dati, tha se më 19 tetor është raportuar për grabitje në Muzeun e Luvrit në Paris, duke njoftuar se muzeu me famë botërore është mbyllur.

“Hyrja e paligjshme ndodhi mëngjesin e sotëm gjatë hapjes së Muzeut të Luvrit”, shkroi ajo në X, duke përdorur shprehjen “hyrje të paligjshme” që në gjuhën frënge mund të nënkuptojë edhe “grabitje”.

“Nuk është raportuar për të lënduar. Unë jam në vendin e ngjarjes së bashku me stafin e muzeut dhe policinë”, shtoi ajo.

Të paktën një person kishte hyrë në muze, thanë për AFP-në zyrtarë të muzeut, por nuk dhanë detaje nëse ishte vjedhur ndonjë gjë nga muzeu.

Muzeu i Luvrit vetëm tha se do të mbyllet sot “për arsye të jashtëzakonshme” dhe nuk dha detaje të tjera./ REL

Share This Article