Grabitet në mes të ditës argjendaria në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky filmim tregon momentin kur dy grabitës të armatosur, dalin nga një argjendari në mes të Parisit, në mes të ditës dhe largohen me motor.

Pre e grabitjes ra argjendaria e markës Bulgari, me famë në gjithë globin, me klientë të famshëm si Majli Sajrus, En Hithuei e Prianka Çopra. Është fjala për bizhuteri të çmuara me vlerë miliona euro, që u grabitën prej tyre. Për arsye hetimore nuk është bërë e ditur se çfarë sendesh u grabitën dhe sa është vlera e tyre në total.

Pamjet e filmuara nga kalimtarë të rastit tregojnë se grabitësit mbanin kaskë motoçiklete për t’u maskuar dhe kërcënuan edhe kalimtarët të largoheshin nga trotuari ku kishin parkuar motoçikletat. Policia është vënë në kërkim të tyre, ndonëse asnjë patrullë nuk u gjend në atë moment në mes të kryeqytetit francez. E njëjta argjendari ra pre e grabitjes edhe dy vite më parë, kur vlera e sendeve të vjedhura ishte 11 milionë euro.

Share This Article