Vila e ish-sulmuesit të Anglisë Jamie Vardy u bastis nga një bandë grabitësish të cilët vodhën bizhuteri dhe ora me vlerë 80,000 paund. Hajdutët kanë hyrë me forcë nga një dritare dhe kanë vjedhur ora, bizhuteri, para dhe objekte të tjera me vlerë të lartë përfshirë një Patek Philippe.
Vardy jeton në një vilë luksoze prej 2 milionë paund në qytetin historik të Salos. Ai u zhvendos në vilë pasi nënshkroi për ekipin e ri të ligës italiane, Cremonese.
Vardy shkoi si transferim i lirë nga Leicester, ku kishte luajtur për 13 sezone dhe nënshkroi një kontratë 12-mujore me skuadrën e Serie A. Sulmuesi shënoi 183 gola në 440 paraqitje për Leicester City.
Që kur u transferua në Itali, ai ka luajtur tetë herë dhe ka shënuar dy herë, duke marrë dy kartonë të verdhë, dhe goli i tij i parë ishte muajin e kaluar kundër Atalantës.
Vardy dhe Rebekah janë bashkë që nga viti 2014 dhe u martuan dy vjet më vonë. Ata kanë gjithsej gjashtë fëmijë- tre prej tyre janë nga martesa e tyre, dy janë nga lidhjet e tjera të Becky-t dhe një tjetër është nga romanca e kaluar e Vardy-t.
Vetëm disa ditë më parë, Vardy doli në fushë me Cremonese-n i veshur me një fanellë të veçantë me emrin e gruas së tij. Ai luajti si titullar për klubin italian për një ndeshje vendimtare të Serie A kundër Romës në Stadio Giovanni Zini.




