LUSHNJË– Tre muaj pasi grabiti 30 mije euro në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë. Burime të Report TV bëjnë me dije se 39 vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. Dy prej vrasjeve të zbardhura mësohet se kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
Kjo ka nxitur dhe vijimin e një operacioni arrestimesh i nisur prej mesditës së të mërkurës, 27 shtator 2023, d0he i shtrirë në disa qytete të vendit. Shqiptarja.com mëson se deri tani janë firmosur 15 urdhërarreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.
Arrestimi i Artan Tafanit u mbajt sekret
Që prej identifikimit policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39 vjeçari eshtë mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrstim në Lushnje. Por, kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve por dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale. Këtë të mërkurë, 27 shtator 2023, i është komunikuar masë në Tiranë dhe në vijim pritet t’i komunikohen brenda vendit edhe 2 masa të tjera.