Grabiti exchange-in në Astir! Autori ‘PËRSËRITËS’, 8 vite më parë grabiti pikën e tranferimit të parave në Lushnje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Artan (Marius) Tafani është 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se është autori i grabitjes së exchange në zonën e Astirit. Mirëpo, duket se grabitje të tilla ai nuk i ka për herë të parë. 8 vite më parë, në Lushnje, ai grabiti pikën e tranferimit të parave.

31 vjeç në atë kohë, Tafani bashkë me E. Dervishin vodhën 4 mijë euro në pikën e tranferimit të parave. Më pas u vu në pranga.

E duket se 8 vite më vonë, bëri sërish të njëjtin veprim, veçse ‘guxoi’, duke kryer vjedhjen në Tiranë. Tashmë Policia është vënë në ndjekje të tij.

Share This Article