Grabitja e armatosur në Prishtinë, personat e maskuar morën 2 mijë euro

albnews
By
1 Min Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:40 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pikë të derivateve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet dy persona të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyr brenda në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur dy mijë (2000) €.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

Share This Article