Grabitja e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, dëshmia e autorit: Kam nënën e sëmurë dhe shumë borxhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

42-vjeçari L.M para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me grabitjen e regjistruar të enjten në një këmbim valutor në Tiranë.

Ai fillimisht ka mohuar të jetë autori, por gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur rrobat e përdorura gjate grabitjes të cilat L.M i i kishte futur në lavatriçe.

Më pas L.M ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se ka kryer grabitjen pasi kishte nënën e sëmurë dhe shumë borxhe.

42-vjeçari ka thënë se kishte pasur në plan për ta bërë grabitjen më parë, por pas grabitjes në Delijorgji ishte trembur dhe kishte vendosur të vepronte në një moment tjetër.

Share This Article