Grabitje si në filma, sulmohet autoblinda në mes të autostradës, vidhen dy milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grabitje si në filma është regjistruar në Reggio Calabria të Italisë. Një autoblindë që transportonte para u grabit brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut.

Ansa raporton se gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar. Po ashtu për të kryer grabitjen, grabitësit bllokuan trafikun duke vendosur dy makina të djegura përgjatë rrugës.

Sipas vlerësimeve fillestare, këtë mëngjes në provincën e Reggio Calabria-s, përgjatë autostradës, ku është përfshirë një automjet i blinduar në pronësi të Sicurtransport, vlerësohet të jenë grabitur afërsisht dy milionë euro.

Share This Article