Prezantuesja e njohur britanike e programit “Love Island”, Maya Jama, dhe i dashuri i saj, mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias, kanë mbetur të tronditur pas një grabitjeje në shtëpinë e tyre luksoze në Cheshire, Angli.
Shtëpia, me vlerë rreth 4 milionë paund (rreth 4,6 milionë euro), u grabit gjatë një dite kur të dy ishin larg, Ruben pas një ndeshjeje futbolli dhe Maya në Afrikën e Jugut për xhirime të programit. Grabitësit vodhën bizhuteri, pajisje elektronike dhe rroba, ndërsa askush nuk u dëmua fizikisht.
“Ata janë të shkatërruar, kjo është shtëpia e parë ku u zhvendosën si çift dhe ka shumë vlerë emocionale për ta”, tha një burim. Për fat të mirë, askush nuk ishte në shtëpi gjatë incidentit, shkruan The Sun.
Rezidenca, që ka katër dhoma gjumi, kopshte të rregulluara, suitë me pishinë, vaskë hidromasazhi, sauna dhe palestër, është pjesë e zonës së njohur si “Trekëndëshi i Artë i Cheshire”, ku jetojnë shumë yje të futbollit britanik. Ky incident është pjesë e një fenomeni që mediat britanike e quajnë “bandat e ditës jashtë fushe”, ku pronat e futbollistëve grabiten kur ata janë larg. Viktima të mëparshme kanë qenë Jack Grealish, Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez.
Policia e Cheshire konfirmoi se po vazhdojnë hetimet për këtë grabitje, ndërsa çifti bashkëpunon me autoritetet për të rikuperuar sendet e humbura. Një burim pranë çiftit tha se ata janë “të shkatërruar emocionalisht, pasi kjo ishte shtëpia e tyre e parë si çift dhe ka shumë vlerë sentimentale”.
Burimi: The Sun

