“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”. Është ky postimi që kryebashkiaku Erion Veliaj përçon në rrjetin social tuiter, vetëm pak momente pasi Presidenti i vendit Ilir Meta kishte reaguar lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave, për kalimin e turallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
E ndërsa Meta , ka kujtuar faktin që çështja e teatrit ishte çuar prej tij në Gjykatën Kushtetuese dhe se sërish do të bënte të njëjtin veprim edhe për VKM-në e miratuar më 8 Maj 2020, Veliaj vjen me një përgjigje popullore, të cilën ndonëse nuk e adreson duket se në fakt i drejtohet pikërisht Presidentit.
Kujtojmë në fakt se çështja e godinës së Teatrit Kombëtar po kthehet në vëmendje, në një moment kur vendi është në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.