ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’ 30 minutes ago
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro 33 minutes ago
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga 53 minutes ago
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit” 55 minutes ago
Të shtëna drejt kandidatit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

albnews by albnews
7 October, 2025
in Albania
0
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Socialiste ka konfirmuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit të cilat do të mbahen në 6 bashki të vendit. Zyrtarizimi i kandidatëve ka ardhur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së.

Kështu, kandidati i PS-së për Bashkinë e Tepelenës do të jetë ish Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Gramoz Sako. Mësohet se ky i fundit ka zyrtarizuar vendbanimin në Tepelenë mesditën e djeshme kur ishte edhe afati i fundit i regjistrimeve në Gjendjen Civile.

RelatedPosts

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Kërcënon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba, kemi nisur luftë

Gramoz Sako ka një karrierë të gjatë në fushën ushtarake, teksa ka qenë për 11 vite edhe kreu i Gardës së Republikës, që prej vitit 2013, deri në shkurt të vitit 2024.

Vlen të theksohet dhe fakti se kompania “2 T” në pronësi të Artan Sakos, vëllait të Gramoz Sakos, njohet si një prej “gllabëruesve” më të mëdhaja të parave publike, përmes tendereve.

Në foto: Gramoz Sako

Ndërkohë, kandidate e PS-së për Bashkinë e Vlorës do të jetë deputetja aktuale e këtij Qarku, Brunilda Mersini, e cila pritet të japë dorëheqjen nga mandati në Kuvend, për t’u futur në garën për Bashkinë.

Ajo u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku duket se postin e ligjvënëses do ta mbajë për pak muaj. Me profesionin mjeke, ajo ka qenë drejtoreshë e spitalit të Vlorës, teksa ka punuar edhe si pedagoge në Vlorë dhe në Tiranë.

Për Bashkinë e Vlorës u përfol emri i kryetarit të komanduar Elis Halili, inxhinierit i cili u emërua nënkryetar ditën e dorëheqjes së Ermal Dredhës, por duket se ka patur një ndryshim në fund me emrin e Brunilda Mersinit, e cila ka patur një ndikim të madh në shkarkimin e Ermal Dredhës dhe emërimin e drejtorëve të rinj.

Në foto: Brunilda Mersini

Në Mat, Partia Socialiste do të kandidojë me Altin Bojnin, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit Bashkiak të Matit dhe drejtor i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, teksa më parë, ka ushtruar detyrën e drejtorit të filialit të Postës Mat.

Në foto: Altin Bojni

Sa u përket Bashkive të Beratit dhe të Cërrikut, Partia Socialiste do të kandidjojë me kryetarët e komanduar në detyrë.

Më konkretisht në Berat do të jetë Ervin Ceca, i cili ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë si dhe të kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Në foto: Ervin Ceca

Ndërsa në Cërrik, kandidat i socialistëve do të jetë po kryetari i komanduar në detyrë Florenc Doka.

Në foto: Florenc Doka

Emrat e kandidatëve u zyrtarizuan nga drejtuesit politik të qarqeve të PS-së, në një komunikatë për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë. Kandidatët socialistë me shumë gjasë do të jenë përballë kandidatëve të pavarur që do të mbështeten nga Partia Demokratike.

Në zgjedhje do të shkojë edhe Bashkia e Tiranës, aty ku prej kohësh Edi Rama ka konfirmuar si kandidate të PS-së ish-ministren Ogerta Manastirliu, ndërsa Partia Demokratike do të mbështesë kandidaturën e aktorit Florjan Binaj.

Kujtojmë se Bashkia e Beratit, Tepelenës dhe Matit do të bëjnë zgjedhje të parakohshme lokale për shkak tre kryebashkiakët Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj dhanë dorëheqjen për t’u zgjedhur deputetët. Ndërkohë, kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla dha dorëheqjen për t’u emëruar në postin e Ministrit të Bujqësisë.

Në Vlorë, Ermal Dredha dha dorëheqjen një ditë para Asamblesë së PS-së, pas presionit të vazhdueshëm nga Edi Rama, i cili e ka kritikuar dhe publikisht, ndërsa në Tiranë do mbahen zgjedhjet pas shkarkimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

7 October, 2025
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

7 October, 2025
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

7 October, 2025
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result