Granit Xhaka feston Ditën e Pavarësisë në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka, mbrëmë ishte në mesin e shumë shqiptarëve që festuan Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Londër.

Nga fotot e publikuara nga Alb Uk Tv, talenti me prejardhje nga Prishtina, shihet shumë i lumtur, tek sa feston më shumë mërgimtarë.

Granit Xhaka luan te Arsenali, ndërsa mbron ngjyrat e Zvicrës. Ai dhe vëllai i tij Taulanti, që mbron ngjyrat e Shqipërisë, në asnjë moment nuk kanë ngurruar të shprehin dashurinë ndaj atdheut.

Taulanti mbrojti flamurin shqiptar në mes të Beogradit, kur kombëtarja u sulmua nga huliganët serbë. Ndërsa Graniti së bashku me Xherdan Shaqirin, në mes të Rusisë, fyerjeve të serbëve iu përgjigjen me gola, ndërsa festimin e bënë me shqiponje, i cili veprim që bëri jehonë në gjithë botën./Alb Uk Tv/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply