Granit Xhaka nominohet për çmimin si ‘Lojtar i Muajit’ në Ligën Premier, Arsenali ka bërë thirrje për ta votuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Granit Xhaka është nominuar për çmimin ‘Lojtari i Muajit’ në Ligën Premier për muajin tetor dhe klubi ku ai luan ka ftuar tifozët e saj që të ndihmojnë me vota për të marrë çmimin e më të mirit.

Xhaka u shpall lojtari i muajit i muajit shtator për Arsenalin, por ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera edhe në tetor, duke luajtur në të pesë ndeshjet gjatë një muaji.

Një muaj i ngarkuar për Arsenalin, ku fitoi katër ndeshje dhe barazoi një, ndërsa Xhaka ishte autor i golit në fitoren ndaj Tottenham.

Ai gjithashtu shënoi kundër Southampton në St Mary’s, që ishte ndeshja e vetme nga pesë që luajti ku morën barazim, por Arsenali vazhdon të jetë në krye të renditjes.

Granit është përballë tetë lojtarëve të tjerë, duke përfshirë treshen e Neëcastle United, Miguel Almiron, Bruno Guimaraes dhe Kieran Trippier, dyshen e Manchester City, Erling Haaland dhe Kevin de Bruyne, portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe yllin e Brighton, Leandro Trossard.

Këtu mund të votoni edhe ju për ylli shqiptar, që po zhvillon sezonin e jetës me fanellën e Arsenalit.

Share This Article