Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali

albnews
By
1 Min Read

Granit Xhaka do të mbetet pjesë e Arsenalit. Mesfushori 29-vjeçar nuk do të largohet nga londinezët në afatin kalimtar të janarit.

Interesim të vazhdueshëm për shërbimet e reprezentuesit zviceran ka shprehur Roma.

Sipas “Fabrizio Romano”, drejtuesit e klubit të Romës nuk kanë arritur t’i bindin londinezët për ta liruar mesfushorin.

Trajneri Mikel Arteta thuhet se u ka bërë me dije krerëve të klubit se llogarit në shërbimet e Xhakës.

Share This Article