Grant Van Cleve është zgjedhur drejtues i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili do të pasojë Enio Jaçon që e mbajti këtë post për dy mandate.
Grant Van Cleve është një sipërmarrës global. Aktualisht ai është investuar në 90 startupe kryesisht në Kaliforni, por prej rreth 30 vitesh është i angazhuar në Ekosistemin e Shqipërisë dhe zhvillimin e tij.
Kujtojmë që Enio Jaço në fjalën e tij bëri thirrje për progres të prekshëm në përmirësimin e Klimës së Investimeve.
Jaço foli gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të AmCham në praninë e 256 kompanive anëtare ku deklaroi se, duhet ende shumë punë që Shqipëria të bëhet ‘magneti i Ballkanit’ për investitorët e huaj.
Ai u bëri thirrje bizneseve anëtare të përfshihen sa më shumë që zëri i tyre të dëgjohet ndërsa drejtuesve të AmCham të “zhvishen nga kostumi individual i korporatës” që përfaqësojnë dhe të mbrojnë të drejtat e gjithe komunitetit te biznesit.