Gratë në Iran po heqin shamitë e tyre dhe po presin flokët për të protestuar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini.
Mahsa Amini, një grua kurdë 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqez, vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.
Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin Tehran me familje e saj kur u arrestua nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që iu kërkon grave të vendosin hixhabin dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera. Ajo humbi ndjenjat pasi u dërgua në një qendër paraburgimi për t’u “edukuar”.
Ka raportime se oficerët e kanë rrahur në kokë me bastun dhe e kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.
Policia e ka mohuar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi “sulm të papritur të zemrës”. Por familja e saj ka thënë se ajo ishte në formë dhe nuk kishte probleme shëndetësore.
Më 18 shtator, ditën e varrimit të Aminit, në Iran shpërthyen protesta, ku gratë hoqën shamitë dhe i tundnin në ajër për të protestuar ndaj rregullave të mbajtjes së hixhabit që çuan në arrestimin e 22-vjeçares.
Tani, gratë myslimane dhe iraniane me bazë në të gjithë botën po i bashkohen protestave duke hequr shamitë e tyre dhe duke prerë flokët në shenjë proteste në TikTok dhe Instagram.
Në një video me 930,000 shikime, shihet një grua duke prerë shaminë e saj të zezë me një palë gërshërë. Në mbishkrimin nën video thuhej: “Sot saktësisht dy vjet më parë fillova të mbaj hixhab, sot preva flokët për #mahsaamini”. Përdoruesja shkroi se ajo nuk donte t’i priste flokët në kamerë për “arsye fetare”, por filmoi veten duke prerë shaminë “për të përhapur mesazhin”.
“Zemra ime është me të gjitha shoqet e mia gra që luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut në Iran”, shkroi një përdoruese në TikTok nën një video me 430,000 shikime, ku ajo mund të shihej duke i prerë flokët e saj të gjatë deri në shpatulla.
Disa gra që nuk identifikohen si myslimane kanë postuar gjithashtu homazhe për Aminin në TikTok, duke thënë se duan të “qëndrojnë me gratë iraniane”. Një përdoruese në TikTok mori pjesë në trendin e prerjes së flokëve dhe doli para një pasqyre me një kokë të sapo rruar, pasi një mbishkrim u shfaq në video duke thënë: “Gratë kandiane qëndrojnë me ju”.
Gratë janë parë edhe në protesta duke prerë flokët e saj si shenjë proteste.