Gratë sunduese në Europë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 9 vende të Evropës, në ulësen e kreut të shtetit apo të qeverisë, janë femra.

Britania e Madhe, Gjermania, Norvegjia, Lituania, Estonia, Rumania, Kroacia, Serbia dhe Malta udhëhiqen nga lidere femra.

Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së BE-së udhëhiqet nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini.

Gjermania dhe Britania e Madhe, dy nga vendet më të rëndësishme dhe me popullsi më të madhe në BE udhëhiqen nga femra.

Në këtë listë është poashtu edhe presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ajo mban epitetin e “magnolies së çeliktë” të cilin e mori për shkak të rritjes së ekonomisë në zvogëlim e sipër të Lituanisë dhe për shkak të qëndrimit të saj kundër Rusisë.

Poashtu edhe shteti ishullor i Evropës, Malta, që nga viti 2014 udhëhiqet nga një femër e quajtur Marie-Louise Coleiro Preca.

Ndërkohë edhe vendet ballkanike si Rumania, Kroacia dhe Serbia njihen me lideret e tyre femra.

Share This Article