ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ekspertët thonë se gratë dhe fëmijët do të humbasin më shumë nga plani i Ministrisë së Brendshme për të shtrënguar rregullat mbi ribashkimet familjare të refugjatëve. 4 minutes ago
Media britanike: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare/ Banorët kundër investitorëve strategjikë 27 minutes ago
Tentoi të hidhte në erë një stadium të tërë! “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani 31 minutes ago
Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin 33 minutes ago
Filmat që lënë gjurmë, trashëgimia e pavdekshme e Dhimitër Anagnostit 36 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Greisi Koxhaku thyen dy rekorde Kombëtare në Rumani

albnews by albnews
6 December, 2023
in Show - Biz
0
Greisi Koxhaku thyen dy rekorde Kombëtare në Rumani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në ditën e parë, notarët shqiptarë garojnë me sukses, sot priten kohë të larta

Greisi Koxhaku thyen dy rekorde Kombëtare në Rumani

Menjëherë pas garave të djeshme në Kampionatin Europian, ka reaguar Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, i cili për gazetën “Telegraf” nuk tregon habi për rezultatet e larta që kanë arritur notarët tanë. “Që kur u nisën për në Europian, unë isha besimplotë se notarët tanë do të tregonin formë të mirë, me rezultate të larta dhe me rekorde kombëtare. Kështu ndodhi, dhe rekordet nuk janë rastësi nga këta notarë, sepse këta kanë qenë më të mirët e vitit 2023 në notin shqiptar. Do kemi edhe në ditët në vazhdim të tjera rezultate të larta, dhe rekorde kombëtare. Unë ju uroj sukses të gjithëve”, kështu reagoi dje Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.

RelatedPosts

Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

Filmat që lënë gjurmë, trashëgimia e pavdekshme e Dhimitër Anagnostit

Arti shqiptar në zi, shuhet “Nderi i Kombit”, Dhimitër Anagnosti

Agron Kaja

“Në garat e ditës së parë që u zhvilluan sot (dje), të gjithë notarët tanë treguan seriozitet e karakter. Kohët që ata arritën ishin shumë të mira, por do veçoja Greisi Koxhakun, i cili theu dy Rekorde Kombëtare.”

Nga dita e djeshme, në qytetin Otopeni të Rumanisë kanë nisur garat e Kampionatit Europian të Notit, të Rritur- të Rinj (M-F), në pishinën 25m. Këto gara do të zgjasin deri më 11 dhjetor dhe nga Federata Shqiptare e Notit është formuar një grup me 7 notarë, 2 femra dhe 5 meshkuj: Julia Xhako e Vivien Xhemollari për Femra, dhe Greisi Koxhaku, Even Qarri, Ronaldi Serjani, Lajdi Allaraj dhe Joan Meshi për Meshkuj. Notarët shoqërohen nga trajnerët Keisi Fetishaj, Dashamir Bregu dhe Edi Vasi. Edhe në këtë event, notarët tanë nuk e kanë harruar “zakonin” e thyerjes së Rekordeve Kombëtare, ku Gresi Koxhaku mbetet në krye të listës së rekordmenëve të notit shqiptar në Bukuresht. Kështu, në ditën e parë të këtyre garave, notari ynë Greisi Koxhaku zhvilloi dy gara, e njëherësh thyeu dy Rekorde Kombëtare. Në garën 50m Shpinë ai fiksoi kohën rekord 25”49, ndërkohë që në garën e dytë 100m Flutur shënoi kohën e re rekord kombëtar 54”40. Por këto nuk do mbeteshin dy rekordet kombëtare të vetëm në këtë ditë të parë, sepse në Stafetën 4X50m Stil i Lirë për Meshkuj, grupi i notarëve Joan Meshi, Gresi Koxhaku, Even Qarri dhe Ronald Serjani arritën kohën rekord kombëtar 1’37”00. Nga Rumania për gazetën “Telegraf”, trajneri Keisi Fetishi u shpreh i kënaqur me garat e rezultatet e ditës së parë, por sipas tij priten të tjera rezultate rekord. “Në garat e ditës së parë që u zhvilluan sot (dje), të gjithë notarët tanë që garuan treguan seriozitet e karakter. Kohët që ata arritën ishin shumë të mira, por do veçoja Greisi Koxhakun, i cili theu dy Rekorde Kombëtare. Kështu, në garën 50m Shpinë ai shënoi kohën 25”49 (rekord kombëtar), dhe në garën 100m Delfin arriti Kohën 54”80 (rekord kombëtar). Edhe te stafeta 4X50m stil i lirë për meshkuj u thye rekordi kombëtar, ndërsa nesër (sot) do të marrim pjesë në pesë gara, njëra stafetë katërnotim për meshkuj, në të cilat presim rezultate të tjera rekorde kombëtare”, kështu deklaroi dje trajneri Keisi fetishaj nga Otopen të Rumanisë ku janë duke u zhvilluar garat e Kampionatit Europian të Notit në pishinë 25m. Gjithsesi, duhet thënë se këta notarë që po garojnë në këtë Europian kanë arritur rezultate të larta në garat e vitit 2023, madje edhe me rekorde kombëtare të thyera prej tyre.

KOHËT DHE REKORDET

Greisi Koxhaku 50m Shpinë

Koha 25”49 (rekord kombëtar)

Greisi Koxhaku 100m Delfin

Koha 54”80 (rekord kombëtar)

Julja Xhako 50m Stil i Lirë

Koha 28”03

Vivian Xhemollari 400m Miks

Koha 5’03”07

Ronaldi Seriani 100m Delfin

Koha 58”39

Lajdi Allaraj 50m Shpinë

Koha 20”10

Stafetë 4X50m Stil i Lirë M

Joan Meshi 25”06, Gresi Koxhaku

22”70, Even Qarri 25:43 dhe

Ronald Serjani 24”30

Koha 1’37”00 (rekord kombëtar)

GARAT SOT

Julia Xhako         / 100 Miks

Vivian Xhemollari/200m Shpinë

Gresi Koxhaku / 50 Stil i Lirë

Even Qarri          / 100m Bretkosë

Stafeta 4x50m Miks, Meshkuj

3 Rekorde

Në ditën e parë të garave në Kampionatin Europian, notarët tanë thyenë 3 Rekorde Kombëtare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ekspertët thonë se gratë dhe fëmijët do të humbasin më shumë nga plani i Ministrisë së Brendshme për të shtrënguar rregullat mbi ribashkimet familjare të refugjatëve.

Ekspertët thonë se gratë dhe fëmijët do të humbasin më shumë nga plani i Ministrisë së Brendshme për të shtrënguar rregullat mbi ribashkimet familjare të refugjatëve.

1 September, 2025
Media britanike: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare/ Banorët kundër investitorëve strategjikë

Media britanike: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare/ Banorët kundër investitorëve strategjikë

1 September, 2025
Tentoi të hidhte në erë një stadium të tërë! “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani

Tentoi të hidhte në erë një stadium të tërë! “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani

1 September, 2025
Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result