Grekët provokuan me flamur të Serbisë, fishkëllyen himnin e Kosovës dhe i gjuajtën me gurë Dardanët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk kanë munguar tensionet ndërmjet tifozëve në Panthessaliko Stadium në Volos, ku zhvillohet ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Fillimisht, tifozët e ekipit nikoqir fishkëllyen në momentin kur ishte duke u intonuar himni i Kosovës.

Pastaj, ata kanë provokuar duke shpalosur një pankartë, ku shfaqet harta e Kosovës me flamur të Serbisë.

Ndërsa gjatë ndeshjes nuk ka munguar tifozët grekë i kanë gjuajtur me gurë Dardanët që ua kanë kthyer në të njëjtën mënyrë.

Tensionet ndërmjet tifozëve të ekipeve kundërshtare kanë vazhduar në atë pjesë të tribunës. Ndryshe, Greqia dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Helenët janë në krye të grupit, kurse Dardanët janë duke i rivalizuar për atë pozitë. /

Share This Article