Grenell: Administrata e Biden sanksionoi Berishën, por jo të dashurën e Putinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka kritikuar administratën e presidentit Joe Biden lidhur me sanksionet dhe qëndrimin  e kësaj të fundit ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Grenell përmend dhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Grenell thotë se Biden ka shpallur non grata ish kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit, ish-gjimnastes Alina Kabaeva.

‘Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar’, shkruan Richard Grenell në Twitter.

Share This Article