Grenell: Albin Kurti gjithmonë është kundër SHBA-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurti në rrjetin social Twitter.

Kurti postoi disa minuta më herët për Marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se nuk do e respektojë atë në momentin që do të kthehet në zyrën e kryeministrit. Ai po ashtu tha se ndërmjetësit nuk duhet të nxitohen që të kryejnë marrëveshje, që shkaktojnë përçarje të tjera në mes të Ksovoës dhe të Serbisë.

“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Grenell.

“Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu siç ishte kundër ideve të Bushit”

“Simbolizmi nuk paguan qiranë, vendet e punës e bëjnë këtë”, përfundoi Grenell.

Share This Article