Grenell demanton mediat dhe delegacionin serb

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Amerikës dhe njëkohësisht emisari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar mediat dhe delegacionin serb duke thënë se nuk është e vërtetë se i është ofruar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit dokumenti për të nënshkruar njohjen e shtetit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar se “nuk është e vërtetë”, lajmi i ‘The Pavlovic Today’ se presidentit Vuçiq i është ofruar dokumenti për të nënshkruar njohjen e Kosovës.

Njeriu më besnik i Vuciq, Ministri i Financave, Sinisha Mali, deklaroi se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin e mësipërm.

“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. “Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke,” u tha Mali gazetarëve, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike.

Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për gazetën Express ish -Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se Vuciq ka manipuluar me çështjen e njohjes, vetëm sa për ta paraqitur se mbi supet e tij e ka një barrë të madhe të negocimit.

“Iluzionin për një marrëveshje përfundimtare në këtë takim e ka përhapur Vuçiqi duke manipuluar opinionin publik në Serbi sesa të vështirë e ka barrën e negocimit. Për marrëveshje finale kërkohet dinamikë e madhe diplomatike amerikane dhe evropiane për t’i bërë presion Serbisë për ta njohur Kosovën, gjë që nuk është reale që mund të ndodhë në këtë kohë” ka thënë Hoxhaj.

E Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi, me ndërmjetësim të SHBA-së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëve shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës  janë arrogante”.

“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prshtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë një takim i lehtë për ne. Për çdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithçka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike”, ka thënë Vuciq.

Share This Article