Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell përmes një ‘retweeti’ ndaj postimit të Presidentit Thaçi në Twitter, ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet.
“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Richard Grenell✔@RichardGrenell
Once tariffs/reciprocity are dropped (maybe this week?), then Dialogue begins in earnest. I’ve spoken with leaders in Serbia and Kosovo to make clear they must start building confidence today in preparation – and they’ve committed to do so. More to come soon. https://twitter.com/hashimthacirks/status/1251871256254783489 …Hashim Thaçi✔@HashimThaciRKSNext week I’ll take the final constitutional steps to enable the formation of a new Government w/ full legitimacy from Parliament, capable to fight #COVID19 and serve the people. Tariffs & reciprocity need to be dropped in order to strengthen USA & EU support for Kosova.