Grenell kërkon heqjen e taksës për t’i dhënë mundësi zhvillimit ekonomik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë sqaruar nëse i kanë anuluar investimet në Kosovë, për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe, siç kanë raportuar mediat lokale.

Dick Custin, zëdhënës i ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, ka thënë se ambasadori Grenell u ka bërë të qartë liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë përfitimet e dëshiruara nga ndihma në ekonomi, nëse tarifat janë në fuqi.

“Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat e dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë komunitetit të sektorit privat një mesazh të keq, se Kosova nuk është një vend në të cilën mund të zhvillohet një biznes”, ka thënë Custin për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Grenell, ka dëgjuar nga shumë pronarë biznesesh brenda Kosovës, përfshirë edhe disa kompani amerikane, të kenë thënë se tarifat po i dëmtojnë ato.

Shqetësimet për një tërheqje të investimeve të SHBA-së në Kosovë janë ngritur pas një postimi të ambasadorit Grenell në Tëitter më 11 shkurt, në të cilin kërkon heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe në mënyrë, që siç thotë të ketë investime.

Qeveria e re e Kosovës, ka paralajmëruar zëvendësimin e tarifës me masën e reciprocitetit kundër Serbisë, por ende nuk është sqaruar si do të zbatohet ky vendim.

Megjithatë zëdhënësi i Grenellit ka përsëritur se zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke e quajtur reciprocitet, do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.

Tarifa ndaj mallrave serbe është vendosur në fund të vitit 2018, nga qeveria që në atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Share This Article