Grenell: Ndërkombëtarët nuk kanë investuar në Kosovë që Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka disa ditë që reagon dhe kritikon Albin Kurtin pas deklaratave të këtij të fundit rreth shqyrtimit të lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael dhe rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Grenell thotë se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”, ka shkruar Grenell.

Më pas ai ka thënë se “populli i Kosovës meriton liri dhe të ardhme” dhe ka pyetur se “pse një lider do të dëshironte ta shpërbënte Kosovën”.

Në disa reagime të mëhershme Grenell e ka cilësuar Kurtin si një anti-amerikan që ka qenë kundër secilës administratë amerikane duke filluar nga Bill Clinton.

Share This Article