Grenell: Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk votuan për mrekulli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe emisari për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka dyshime për procesin zgjedhor në SHBA, të tilla çfarë i përcjellin proceset zgjedhore në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se duhet parë nëse ndokush ka votuar në emër të personave të vdekur.

“Njerëzit meritojnë të dinë se të gjitha votat janë legale. Shikoni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk votuan për mrekulli. Verifikoni votat nëse janë legale”, ka shkruar Grenell.

Presidenti Trump, në bazë të numërimit të deritashëm të votave, është prapa kandidatit demokrat Joe Biden me vota elektorale dhe popullore.

E, problemi më i madh në Kosovë sa u përket proceseve zgjedhore është pastrimi i listave të votuesve, pasi gjithnjë ka dyshime se në to ka edhe emra të personave të vdekur.

Share This Article