Grenell: Takimi Kosovë-Serbi për hekurudhat shkoi shumë mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se bisedimet për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit kanë shkuar mirë dhe i falënderoi ekspertët e të dyja palëve që morën pjesë në takim.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan të hënën në Berlin, nën ndërmjetësimin e Grenellit.

“Kemi bërë përparim të mirë këtë mëngjes, duke lëshuar një Letër Synimi për bashkëpunimin hekurudhor. Diskutimet kanë shkuar aq mirë saqë kemi biseduar edhe për çështje të tjera. Do të punojmë për të përfunduar Letrën e Synimit për hekurudhat, përmes postës elektronike, gjatë javës së ardhshme ose më vonë. Dua t’i falënderoj përsëri ekspertët nga Serbia dhe Kosova, që kanë udhëtuar sot në Berlin për këto bisedime”, tha Grenell në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Grenell, i cili është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, nuk dha më shumë detaje se për cilat tema të tjera u diskutua.

Share This Article