Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, prioritetet i administratës Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA’së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jerusalem.

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, edhe vet ka njoftuar për ardhjen në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

“Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se do të vijë një delegacion i SHBA’së në Kosovë për të negociuar për marrëveshjen e nënshkruar në fillim të shtatorit.

Ndërkohë që të hënën delegacioni i qeverisë amerikane do të takohet me udhëheqësit e lartë të qeverisë kosovare.

Grenell të mërkurën do të udhëtojë drejt Serbisë.

Share This Article