I dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell i ka bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës që menjëherë të heqë taksën ndaj prodhimeve serbe, transmeton Koha.net.
“Presim që taksa të ndërpritet menjëherë”, është shprehur ai.
Grenelli, që është ambasador amerikan në Gjermani, ka deklaruar se SHBA “ua kanë bërë me dije qartë liderëve partiakë në Kosovë se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonominë e saj, si dhe e dëshirës për të tërhequr punë të reja”.
AP rikujton se Grenelli muajin e shkuar ndërmjetësoi çështjen e marrëveshjes për ripërtëritjen e komunikacionit hekurudhor dhe ajror midis Beo0gradit e Prishtinës.
“Po bëjmë hapa historikë. Së shpejti do të ketë lajme të reja, meqë të dy palët dëshirojnë të ecin përpara. Këta hapa do të kontribuojnë për jetë më të mirë për popullin e rajonit”, ka thënë ai.