Grenlanda kundërshton planin e Trumpit: Nuk jemi në shitje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur interesim për blerjen e ishullit më të madh në botë, por Danimarka mendon se kjo është ide e çmendur. Banorët e Grenlandës kanë thënë se vendi i tyre nuk është në shitje.

Sipas gazetës “Wall Street Journal”, presidenti amerikan ka kërkuar nga ndihmësit e tij që ta shqyrtojnë mundësinë për blerjen e ishullit të Grenlandës, i cili ka shkallë të lartë të autonomisë nga Mbretëria e Danimarkës.

Qeveria e Grenlandës është kundërpërgjigjur në mënyrë diplomatike, duke thënë se ka marrëdhënie të mira pune me Shtetet e Bashkuara dhe e cilëson këtë dëshirë si shprehje të interesit për investime në vendin e tyre. Sidoqoftë, zyrtarët e ishullit thanë se Grenlanda nuk është në shitje.

Ministrja e jashtme e Grenlandës, Lone Bagger, tha se vendi i saj është i hapur për tregti, por nuk është në shitje.

Aaja Chemnitz Larsen, deputete e partisë së dytë më e madhe në Grenlandë, tha se është më mirë që vendi i saj të mbetet nën kontrollin e Danimarkës dhe më vonë të kërkojë pavarësi, sesa të futet nën administrimin e Shteteve të Bashkuara.

Një pjesë e madhe e popullsisë së Grenlandës e përkrahin pavarësimin e këtij ishulli nga Danimarka, ndonëse nuk dihet se si do të mbijetonte ky vend pa fondet që merr nga qeveria daneze, shkruan “The Guardian”.

Share This Article