Greqi, 1,200 fëmijë evakuuohen nga një kamp veror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror pas zjarreve që shpërthyen në Greqi.

Dy zjarre të ndara po përhapen në vendin i cili është duke i vuajtur efektet e një vale të nxehtë mesdhetare.

Në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, 1,200 fëmijë u evakuuan derisa flakët iu afruan kampit të tyre.

Ndërkohë, policia arrestoi një burrë që dyshohet se ndezi një tjetër zjarr në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit.

Dhjetëra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, të ndihmuar nga ekipet e shërbimit të urgjencës. Gjithashtu u desh të evakuoheshin disa kafshë, duke përfshirë një numër kuajsh që ishin në stalla që morën flakë, shkruan BBC.

Share This Article