ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 12 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 12 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 12 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Greqi/ 6 të ekzekutuarit si pjesëtarë bande nuk janë shqiptarë, por turq

albnews by albnews
12 September, 2023
in Bota, Shqiperia
0
Greqi/ 6 të ekzekutuarit si pjesëtarë bande nuk janë shqiptarë, por turq
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia greke ka rishikuar deklaratën fillestare për vrasjet e rënda të së hënës pasdite, duke raportuar se viktimat mund të jenë shtetas turq dhe jo shqiptarë, siç dyshohej.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme ku thekson se viktimat kane shtetësi turke me karta identiteti te një vendi te BE.

RelatedPosts

Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

“Zyra e Ministrit te Brendshëm ka ndjekur prej momentit te pare ngjarjen ne Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kane shtetësi turke me karta identiteti te një vendi te BE“.

Viktimat u gjetën të vrarë brenda një makine në qytetin bregdetar të Artemidës, rreth 20 kilometra nga kryeqyteti grek.

Gjashtë personat besohet se janë shtetas turq, raportoi Kathimerini, dhe ranë pre e një breshërie plumbash që dyshohet se lidhet me aktivitetet e tyre kriminale.

Pesë nga viktimat u gjetën të pajetë në brendësi të automjetit me targa gjermane, dhe i gjashti, që besohet se është drejtuesi i mjetit, u gjet jashtë duke tentuar t’i shpëtojë sulmit me armë automatike, siç pretendohet.

Asnjëri prej viktimave nuk është identifikuar formalisht dhe askush prej tyre nuk rezulton të ketë të shkuar kriminale në Greqi, ndërsa në pronësinë e tyre nuk u gjetën as armë.

Kriminalistët grekë vazhdojnë të hetojnë skenën e krimit që nga ora 18:30 e së hënës kur ajo ndodhi. Në vendngjarje janë mbledhur më shumë se 20 gëzhoja fisheku nga një armë e llojit pistoletë.

Autoritetet greke po punojnë edhe me Interpolin dhe kolegët gjermanë për të identifikuar pronarin e targave.

Skena e krimit dyshohet se është filmuar nga kamerat e sigurisë afër vendngjarjes, të cilat janë konfiskuar.

Dëshmitarët okularë raportohet se kanë parë një makinë me ngjyrë të errët dhe një motoçikletë para ngjarjes.

Policia po e trajton ngjarjen kriminale si një përplasje mes bandash rivale për shkak të drogës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result