Greqi/ Festë madhështore për fëmijët e komunitetit shqiptar në Hania, Kretë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një festë madhështore për fëmijët në ditën e tyre, 1 qershor, ka organizuar Komuniteti Shqiptar në Hania, Kretë.

Aktivitetin mbresëlënës e kanë ndjekur rreth 3 mijë bashkatdhetarë, banorë e vizitorë të Kretës. Me dhjetra fëmijë shqiptarë kanë recituar e kënduar vjersha e këngë të spikatura duke i dhënë jehonë gjuhës shqipe me zërat e njomë, çiltërsinë e emocionet e shumta depërtuese tek gjithë publiku miqësor.

Të ftuar në aktivitet ishin artistët e mirënjohur shqiptarë, Myfarete Laze dhe Avni Lushka. Artistët mbetën tepër të impresionuar nga mikpritja bujare dhe mahnitja e publikut që duartrokiste me entuziazëm të jashtëzakonshëm festën shqiptarë për vogëlushët, në zemër të Kretës.

Pas mbrëmjes festive, të dy artistët dhuruan fitimet e tyre në buxhetin e organizatës së Komunitetit Shqiptar në Hania, në praninë e kryetarit Afrim Avdiaj, duke e falenderuar për eksperiencën unike që përjetuan bashkë me fëmijët e rritur në Kretë.

Komuniteti Shqiptar i Hania vijon sezonin me pjesëmarrjen dhe iniciativa për një sërë aktivitetesh që synojnë në evidentimin e vlerave artistike-kulturore shqiptare të komunitetit, si dhe paralelisht ofron mbështetje në çështje madhore të  familjeve emigrante.

Share This Article