Një situatë e vështirë po ndodh aktualisht në vendin fqinj, Greqinë. Pas një debati me të denuarin Menios Furthiotis ish-prezantues i një emisioni ne Televizoni EPSILON, shqiptari transferohet nga burgu Koridallo në atë të Patrës. Ky transferimi i tij ka ardhur pikërisht pa u mbushur java nga publikimi i një dokumentari në burgun Koridallo ku shqiptari 35 vjeçar Eduart Derkadhe kishte dhene një intervistë.
Ai u transferua papritur tre-kater dite më parë nga burgu Koridallo në Athinë në burgun e Patrës.
Por, si pasojë e kësaj, 35-vjeçari shqiptar ne burgjet e vendit fqinj nuk gjen dot qetësi. Para një dekade ai bëri famë dhe la gjurmë. Kjo, falë talentit dhe punës këmbëngulëse të tij. Ndërsa sot ndodhet pas hekurave të burgut dhë kërkon një gjykim të drejtë, pasi sipas tij po ben dënimin në vend të një tjetri dhe kërkon rishikimin e gjykimit, njëkohësisht kërkon ndihmën e istitucioneve shqiptare. Ai kërkon ndihmë nga institucionet shqiptare, pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore. Sot ai ndodhet ne ditën e katërt në grevë urie në një kohë kur ka probleme serioze me shëndetin e tij.
Institucionet shqiptare duhet të kthejnë kokën edhe për keta shqiptarë të dënuar pasi edhe këta që ndodhen pas hekurave të burgut kanë të drejtat e tyre.